Autobusi urban i së ardhmes del në rrugë të Pekinit

4 Gusht 2016 - 10:54      

Kur u njoftua si ide pak muaj më parë, të paktë ishin ata që e besonin se do të realizohej, por jemi në Kinë dhe atje gjithçka është e mundur.

Në Pekin, siç transmeton TCh, bëri rrugën e parë autobusi i së ardhmes në transportit qytetas. Bëhet fjalë për një supermjet 22 metra të gjatë, thuajse 8 metra i gjerë dhe 5 metra i lartë, që udhëton mbi shina, si një tramvaj, por ndryshe nga ai, ka një hapësirë boshe në mes me një lartësi 2 metra, që u mundëson automjeteve të parakalojnë nën të.

Mjeti udhëton me një shpejtësi maksimale deri në 60 kilometra në orë, ndërsa kapacitetit është katër herë më shumë pasagjerë se një autobus transporti qytetas normal.

Me anë të kësaj teknologjie, autoritetet kineze shpresojnë të zgjidhin së pari problemin e trafikut në qendrat e mëdha urbane të vendit, që sa vijnë e mbipopullohen më shumë, por edhe të ulin nivelin e ndotjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...