Spiunohet VW Polo 2017 gjatë testimit [foto]

3 Gusht 2016 - 14:01      

Volkswagen Polo i gjeneratës së ardhshme 2017 super-mini është spiunuar gjatë testimit të tij.

Volkswagen ka për synim që të mposhtë rivalët me kualitetin e interierit, e pjesës së jashtme me gjeneratën e ardhshme të tipit Polo, i cili është fotografuar për herë të parë, transmeton koha.net.

Polo i ri, ashtu siç shihet në foto, është shumë mirë i kamufluar, por mund të vërehet se është model me 5 dyer, i cili është duke u ndërtuar për të dal në shitje në fund të vitit 2017.

Polo e ardhshme do të fokusohet në motorë të vogël, fillimisht me motorin 1.0 litërsh me tre cilindra benzinë, i cili prodhon 75 kuaj fuqi, ndërsa do të ketë edhe dy versione të tjera të të njëjtit motor, që prodhojnë prej 100 deri 115 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Do të ketë edhe motorët e tanishëm si 1.4 litërsh me benzinë, 1.6 litërsh dizel e 1.5 litërshit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...