Gjilani me panair të veturave “Auto-shou”

31 Korrik 2016 - 14:50      

Në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve”, që po mbahet në Gjilan, të dielën është organizuar panairi i makinave “Auto-shou” bëhet e ditur përmes një komunikate.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se “Auto-shou” ka hyrë në program me kërkesën e mërgimtarëve dhe u shpreh i befasuar me pjesëmarrjen e madhe të veturave si dhe të auto serviseve që merren me rregullimin e veturave të shtrenjta, të vjetra dhe të reja, ndërsa ka thënë se kjo gjeneratë që po jeton sot në Zvicër, Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, janë gjeneratë e artë, transmeton Koha.net.

“Kjo gjeneratë ka mbërri shumë me punën e saj dhe na kanë bërë krenarë edhe neve. Simbolikën më të madhe në sport e kemi Xherdan Shaqirin, por edhe në biznes dhe degë të tjera kemi nga një yll që po rritet me punë në Evropë dhe që po na bën krenarë të gjithë neve me suksesin e tyre”, ka thënë Haziri.

Haziri i uroi mërgimtarët që të kalojnë sa më mirë këto ditë të pushimeve në Gjilan, duke theksuar se për hir tuajin këto ditë kemi hapur më shumë punë, që vitin e ardhshëm kur të vini me këto vetura, të mos gjeni asfalt të vjetër dhe rrugë me gropa, por një qytet të standardizuar dhe me hyrje-dalje të reja, ka thënë ai.

Granit Zylfiu, ideator i këtij panairi, ka falënderuar autoritetet komunale në Gjilan që i kanë dhënë mbështetje kësaj nisme për “Muajin e Mërgimtarëve”, që njëherësh është aktiviteti përmbyllës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...