31 Korrik 2016 - 12:32
Por tani, pasionantët e automobilave modernë e vlerësojnë lartë idenë e modeleve elektrike të kompanisë Tesla. Automobilat sportivë përherë ishin ëndrra e autoindustrisë amerikane, me motorë si Shelby Cobra e Chevrolet Corvette. Ford Mustang, Chevrolet Camaro e Dodge Challenger janë disa nga klasikët amerikanë që tani kushtojnë shtrenjtë, shkruan Koha Ditore.
Amerika ka arritur që një kohë të gjatë të ‘globalizojë’ produktet automobilistike. Jeep është një nga brendet më të suksesshme në botë, Chevrolet po ashtu, ndërsa Tesla është “bebja” më e re që po depërton në botë. “Auto-Express” ka përzgjedhur dhjetë më të mirët nga modelet e reja dhe të vjetra amerikane.
Ford Mustang
Një prej automobilave më të njohur në historinë e automobilizmit amerikan, Ford Mustang, është krijues i klasës amerikane ‘poni’ – klasë që përshkruhet për automobila me stil, me çmim të përballueshëm, kompaktë dhe performanca sportive.
Një model me stil të ‘coupe’ me pjesë të përparme të zgjatur e i shkurtër prapa, gjenerata e parë e Mustangut ishte një nga modelet më të suksesshme të kompanisë Ford. Gjenerata e parë origjinale filloi prodhimin në vitin 1965 dhe mbetet modeli ikonik amerikan.
Linja e modeleve Mustang nisi me motorë me gjashtë cilindra, por më i njohur u bë me modelet V8, që tani asociojnë më shumë me këtë model. Modelet e para prodhonin prej 200 deri 375 kuaj fuqi, me versionin Boss 302 që ishte më i fuqishmi.
Modele kabriolet u afruan po ashtu, ndërsa versioni që mbahet më së shumti në mend ishte versioni Fastback. Që nga viti 1965 Ford ka prodhuar shumë modele Mustang, por asnjë nuk kishte zgjuar interesimin e njëjtë si origjinali i atij viti. Në modelet e fundit të Mustangut, kompania përdor motorë me katër cilindra, por ka edhe versione me superfuqi që vjen nga motori 5.0 - litërsh V8.
Chevrolet Corvette
Modeli i pare Chevrolet Corvette u prodhua në vitin 1953, një model i bukur sportiv me dy ulëse e me motor të fuqishëm.
Corvette ka sjellë superfuqi edhe te modelet e reja, përpos klasikëve të famshëm. Corvette Stingray i prezantuar në vitin 2014 është model i përsosur që tejkaloi të gjitha pritjet që ishin për modelin e ardhshëm të gjigantit amerikan.... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...