30 Korrik 2016 - 13:57
Paraqitja në garë fillon që nga ora 8:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, gara pritet të fillojë në orën 12:00, në të cilën do të ketë një vozitje, por që do t’i ketë tre rrathë. Nga ora 10:30 rruga do të jetë e mbyllur për veturat civile.
Në Ferizaj nuk do të paraqitet njëri nga garuesit më të mirë, i rikthyeri Gazmend Gashi, i cili dëshiron që veturën më tepër ta ruajë për gara malore. “Për shkak të mundësive të kufizuara financiare dhe mungesës së sponsorëve, jam i detyruar të mungoj në garën e Ferizajt në mënyrë që të përqendrohem më tepër për garat malore, diciplinë kjo më e preferuar për mua”, është shprehur Gazi.
Mungesa e sponsorëve është problem edhe për shumë garues tjerë, megjithëse është pritur që pas pranimit të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës në FIA gjërat të lëvizin pozitivisht.
Kjo do të jetë gara e fundit para “çmendurisë” së madhe, e cila një javë më vonë do të ndodhë në Aeroportin Ndërkombëtar, “Adem Jashari”, kur në program është “Drag Race”, për të cilën interesimi është i jashtëzakonshëm, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe për shikuesit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...