VW rrëzon Toyotan nga froni

30 Korrik 2016 - 10:19      

Grupi Volkswagen ka shitur më së shumti automobila në gjysmën e parë të vitit 2016, pavarësisht skandalit me emetimin e gazrave.

VW raportoi se deri në qershor ka shitur 5.12 milionë automobila, që është 1.5 për qind rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Rezultati i Volkswagenit, ka lëvizur nga pozita e parë gjigantin japonez Toyota. Toyota që u largua për herë të parë nga pozita e parë në katër vjetët e fundit, ka shitur 4.99 milionë automobila.

VW ka synim që deri në fund të vitit të shesë më shumë se 10 milionë automobila.

General Motors është gjiganti i tretë me më së shumti shitje. Në periudhën gjashtëmujore GM shiti 4.76 milionë automobila.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...