18 Dhjetor 2015 - 12:09
Ai ka qenë anëtarë i grupit “Atlantiku”, që vinin vullnetarisht nga SHBA-ja, transmeton Lajmi njoftimin. Ish luftëtari Begu do të njihet gjithmonë si një trim dhe patriot i madh për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatorët e huaj.
E gjithë Dibra e Maqedonisë dhe shokët do ta përkujtojnë me mall për sakrificën e tij që bëri ai duke lënë fëmijët dhe biznesin e tij në Nju Jork, që të luftojë për çlirimin e Kosovës kreshnike.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë.
Sot, re të zeza e mbuluan Dibren, New Yorkun dhe gjithë Dardanine. Keto re sollen lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te bashkeluftetarit tone Fatmir Begu-Abdullahut, te Batalionit Atlantiku.
Lajm ky, i cili na tronditi thelle dhe na la pa fryme te gjitheve. Ky trim i paepur ne kohen kur Kosova po digjej flake nga barbaret serb, la gruan, femijet dhe biznesin ne New York, duke ju bashkuar keshtu luftes per liri.
Ishte luftetar i rralle, besnik dhe i dashur per te gjithe, ndaj kujtimi per te eshte i pavdekshem. Ngushellime familjes ne Diber dhe ne New York. Ngushellime te gjithe atyre qe e njohen. Vepra yte vella i yni eshte shembulli me i mire per cdo shqiptar se sa e shtrenjte eshte liria. Lavdi e perjetshme te qofte i dashur Fatmir!
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...