10 Korrik 2015 - 06:25
“KMSHK-ja shqyrtoi ankesën e Surroit kundër portalit Indeksonline dhe gjeti se ajo duhet të miratohet së paku në dy pika, dhe atë sa i përket Kreut II (Raportimi i të vërtetës) dhe Kreut III (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes) të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMSHK-ja konstatoi se fjalët e botuara në artikullin e cekur më lart nuk ishin konstatim i Surroit, por ai vetëm kishte cituar z. Uilliamson dhe Dik Martin. Këto vlerësime ishin bërë më herët nga këta të fundit dhe nuk ishin vlerësime personale të Surroit”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së, përcjell sot Koha Ditore.
Në këtë njoftim, Këshilli ka shkruar se ankuesi ka pretenduar që teksti nis me titull që paraqet shpifje.
“Në formën siç është paraqitur është citimi i pasaktë i një deklarate që do të mund të konsiderohet interpretim sipas qejfit të redaksisë. Titulli i tillë bombastik dhe qëllimisht i pasaktë, sipas ankuesit, ka pasur për pasojë të drejtpërdrejtë reagimin e një grupi njerëzish që kanë hapur një faqe në ‘Facebook’ (Me Sami Lushtakun), me të cilën cenohet integriteti personal i ankuesit, dhe ku ai kërcënohet edhe me vrasje. Në vazhdim në ankesë thuhet se pjesa e fundit e raportimit është vënë në thonjëza, që sipas redaksisë është citat i deklaratës së ankuesit dhe, sipas ankuesit, kjo është shpifje”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së.
Sipas këtij njoftimi, portali Indeksonline përveçqë kishte botuar reagimin e Surroit dhe kishte sqaruar pasaktësitë nga versioni i parë i artikullit në fjalë, ka hequr edhe komentet e lexuesve, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Për më tepër, portali Indeksonline, përmes përfaqësuesit të tij, ka marrë obligim që pas mbledhjes së KMSHK-së shkrimi i publikuar të hiqet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...