Foto: KOHA

Ulet TVSh-ja për produktet elementare

24 Mars 2015 - 13:30      

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh që kanë për qëllim reformën në sistemin tatimor të Kosovës. Me plotësim ndryshimet e disa ligjeve, Qeveria do të ulë TVSH-në nga 16 në 8 për qind për produktet elementare - bukë, kripë, vaj, mbeturina, furnizim me ujë dhe furnizim me energji. Gjithashtu, do të hiqet TVSH-ja nga linja e prodhimit dhe teknologjia informative.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se Ministria e Financave tashmë po punon në reformimin e sistemit tatimor i cili është orientuar në krijimin e mjedisit të favorshëm për të bërë biznes dhe për të mundësuar një shpërndarje të barabartë të barrës tatimore tek të gjithë tatimpaguesit.

Kreu i ekzekutivit shtoi se për t’i reflektuar të gjitha këto ndryshime janë bërë plotësim ndryshime të ligjeve përkatëse siç është ligji mbi tatimin mbi vlerën e shtuar, ligji mbi të ardhurat e korporatave dhe ligji mbi të ardhurat personale.

I pari i Qeverisë shtoi se do të shqyrtohet edhe lista për lirime doganore, përmes së cilës synojnë të ulin koston e investimeve.

Ndërsa, ministri i Financave Avdullah Hoti, duke prezantuar ndryshimet e bëra në projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tha se disa prej ndryshimeve kryesore që do të ndodhin është ulja e pragut të TVSH-së nga 50 mijë në 30 mijë euro, e cila do të bëjë të mundur që deri në 1800 biznese shtesë të futen në regjimin e TVSh-së, duke rritur kështu formalitetin dhe duke zvogëluar ekonominë joformale.

“Ndryshimi i dytë i madh është përshkallëzimi i TVSh-së ulja prej 16 në 8 për qind për produktet elementare bukë, krip, vaj, energji, mbeturina, furnizim me ujë, furnizim me energji, duke lënë mundësinë që kësaj liste t’i shtohet edhe me tutje varësisht prej vlerësimeve të rregullta që bënë Ministria. Kemi vendosur të heqim TVSH-në nga linja e prodhimit që do të specifikohet me vonë me udhëzim administrativ. Do të heqim TVSH-në nga teknologjia informative dhe ka plot ndryshime tjera që e bëjnë me të lehtë implementimin e këtij ligji në praktikë”, tha Hoti.

Hoti tha se në kuadër të ndryshimit të projektligjit për të ardhurat e korporatave është vendosur 10 për qind tatim për lojërat e fatit. Qeveria po ashtu aprovoi edhe koncept dokumentin për fushën e prokurimit publik i cili parasheh reformë të thellë në prokurim duke u zëvendësuar me prokurim elektronik. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe raportit financiar për vitin 2014, ku u tha se qëllimi i tyre është forcimi i disiplinës financiare në shpenzime të parasë publike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...