Foto: Reuters

Sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni

11 Dhjetor 2016 - 08:10      

Sot në ora 07:00 u hapën qendrat e votimit dhe kështu filluan zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Në listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore. Zgjedhjet zhvillohen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që mbulon diasporën, ku të regjistruar për votim janë 20.573 qytetarë të cilët gjatë ditës së djeshme patën mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë.

Partitë shqiptare ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara, edhe kësaj here janë të ndarë në disa parti dhe koalicione.

Në këto zgjedhje garojnë 5 subjekte nga komuniteti shqiptar në Maqedoni. Fushata e këtyre subjekteve është bazuar kryesisht në komunat me përqendrim më të madh të shqiptarëve: Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Kërçovë, Kumanovë e Shkup.

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë në mandat prej 4 vitesh. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2009, krahas gjashtë njësive zgjedhore në Republikën e Maqedonisë, zgjedhjet zhvillohen edhe në njësitë e reja të formuara jashtë vendit: njësia zgjedhore 7 që përfshin Evropën dhe Afrikën, njësia zgjedhore 8 për Amerikën e Veriut dhe të Jugut dhe njësia zgjedhore 9 për Australinë dhe Azinë. Me këtë, numri i deputetëve të Kuvendit është rritur për tre dhe numëron 123. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...