Foto: Koha

Prishtina sot ka nivel të mirë të cilësisë së ajrit

30 Nëntor 2016 - 08:54      

Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, sot ka raportuar për ulje drastike të ndotjes së ajrit.

Sipas këtij matësi, del se në Prishtinë, në matjen që i është bërë në orën 8 të mëngjesit, cilësia e ajrit ka qenë në nivelin “Mirë”, raporton Koha.net.

Ky nivel është më i mirë se sa ai i festës së 28 Nëntorit, kur cilësia e ajrit, ndonëse ka qenë e vendosur në kategorinë “Mirë”, ka qenë në 49ppm, ndërsa sot ka rënë në 22ppm, gjithnjë sipas matësit të cilësisë së ajrit të siguruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.  

Dje është raportuar se cilësia e ajrit në kryeqytet ka qenë në nivelin “mesatar”, në vlerën e 59ppm e matur po nga kjo qendër, ndërkaq bazuar në matjet e realizuara nga dy stacionet monitoruese të cilësisë së ajrit në Prishtinë në zonë urbane dhe sub urbane përkatësisht oborri i ndërtesës Rilindja dhe oborri i Institutit Hidrometerorologjik, gjatë periudhës 26.11. 2016 deri me 29.11.2016, është regjistruar përmirësim i cilësisë së ajrit për të gjithë parametrat e monitoruar e veçanërisht për grimcat në ajër (PM10 dhe PM2.5).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...