Mjekët përshkruajnë barna të caktuara për para

19 Korrik 2016 - 07:24      

Kompanitë farmaceutike që nga paslufta kanë realizuar fushatë në drejtim të mjekëve që punojnë në spitale publike.

Këto kompani kanë gjetur forma të ndryshme, përmes të cilave i kanë joshur mjekët me kushtin që t’i përshkruajnë barnat e këtyre kompanive, shkruan sot “Koha Ditore” në serinë e shkrimeve për bashkëpunimin e mjekëve me kompanitë farmaceutike.

Dukuria e ndërtimit të raporteve të bashkëpunimit ka qenë më e theksuar tek mjekët familjarë në shërbimin parësor, për t’u shtrirë më pas tek mjekët e spitaleve rajonale apo dhe në qendrën më të madhe spitalore në vend, QKUK.

Të joshur në mënyra të ndryshme nga kompanitë farmaceutike, këta mjekë dyshohet se i orientonin pacientët duke ua përshkruar në recetë emrin tregtar të ilaçit, emrin e kompanisë prodhuese, e në disa raste edhe ngjyrën e paketimit të barit.

Gazeta ka siguruar prova, përmes të cilave dëshmohet se një numër i madh i mjekëve kanë fituar para për të përshkruar barnat e kompanive të ndryshme farmaceutike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Nesër: Cilat kompani dyshohen se u kanë paguar ryshfet mjekëve për përshkrim të barnave? Çfarë thonë mjekët për paratë e pranuara? Pse në mënyrë të jashtëligjshme mjekët familjarë kanë përshkruar terapi të fushave specialistike? Cila qendër e mjekësisë familjare në Prishtinë ka në listën e pagave të kompanive farmaceutike 90 për qind të punëtorëve të saj?

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...