24 Qershor 2015 - 14:56
Në këtë ceremoni të nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, ndërsa fabrika pritet të punësojë rreth 400 punëtorë, dhe kap shumën prej 27 milionë euro.
U tha po ashtu se do të ketë punë edhe për më shumë se 4 mijë e 500 kultivues të panxharsheqerit, jo vetëm të komunës së Skenderajt por edhe të rajoneve të tjera, të cilëve kompania do t’u marr prodhimet.
Ambasadori britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell, tha se i gëzohet faktit që biznesmenët britanikë investojnë në Kosovë.
Sipas tij, është e rëndësishme që të mbrohen, përkrahen dhe të inkurajohen investitorët e huaj në Kosovë.
Ndërkaq, nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për komunën dhe qytetarët e Skenderajt.
Të kënaqur janë shprehur edhe përfaqësuesit e Kompanisë britanike “DarkStar”, të cilët synojnë që fabrikën ta bëjnë gati për prodhim për tetë muajt e ardhshëm.
“Ndërtimi i fabrikës do të fillojë në momentin që të përgatitet dokumentacioni nga ana e komunës së Skenderajt. Panxharsheqeri do të kultivohet në sipërfaqe prej 40 mijë hektarësh të tokave të komunës së rajonit të Drenicës, por edhe të Kosovës”, thanë ata.
Ndryshe, Kompania “DarkStar” e Britanisë së Madhe aktualisht eksploaton gurë të mermerit në Syriganë të Skenderajt, ku shumë vite më parë ndodhej miniera e plumbit dhe është zonë e pasur me resurse të tjera minerale.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...