4 Gusht 2015 - 17:08
FHD vlerëson se duke i miratuar ligjet e nevojshme për themelimin e Dhomave të Specializuara, Kosova ka demonstruar përfundimisht pjekurinë e nevojshme politike për të përmbushur detyrimet e vendosura përpara saj nga komuniteti ndërkombëtar dhe tregoi se sundimi i ligjit është një nga prioritetet e shoqërisë kosovare.
“Në këtë mënyrë, pothuajse pesë vite nga publikimi i raportit të Dick Martit, u krijua një hapësirë ligjore që më në fund akuzat e përfshira në këtë raport të adresohen në gjykatë për ta sqaruar të vërtetën në lidhje me ngjarjet e përmendura në raport, dhe përfundimisht të sqarohen rastet e rrëmbimeve masive dhe zhdukjeve të civilëve gjatë përfundimit të luftës në Kosovë. Përveç që do të merret me akuzat nga raporti i Dick Martit, si dhe me përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme për rrëmbime masive dhe zhdukjen e civilëve, themelimi i Gjykatës Speciale do t’i përmbush nevojat e viktimave dhe familjarëve të tyre, të cilët kanë të drejtë të dinë të vërtetën rreth ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë gjatë përfundimit të luftës, dhe të kërkojnë përgjegjësi për këto ngjarje”, thuhet në deklaratën për media të FHD Kosovë.
Në lidhje me Gjykatën Speciale, institucioni në fjalë thotë se Kosova ka kryer një pjesë të punës së saj dhe tani FDH Kosovë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur të përfundoj pjesën e saj të punës, rreth përzgjedhjes së personelit gjyqësor dhe prokurorial, rekrutimin e personelit dhe sigurimin e financimit për funksionim normal të Gjykatës.
“Në lidhje me pakon kushtetuese-ligjore, që u miratua nga Kuvendi i Kosovës dhe mundëson funksionimin e Gjykatës Speciale, FDH Kosovë përsëri thekson se e kundërshton ligjin për mbështetje ligjore dhe financiare për ata që mund të jenë të akuzuar para Gjykatës Speciale. Paratë e taksapaguesve të Kosovës nuk mund të shpenzohen për mbrojtjen e të akuzuarve apo mbështetjen financiare për familjet e tyre, për shkak se një precedent i tillë është i pazakontë në praktikën ligjore ndërkombëtare. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të cenojë të drejtën e të akuzuarit për ofrimin e ndihmës juridike dhe mbrojtje profesionale. Sipas standardeve ndërkombëtare, për sigurimin e kësaj të drejte do të kujdeset gjykata, e cila është e detyruar të mbuloj shpenzimet e mbrojtjes të të akuzuarve nga buxheti i gjykatës në qoftë se të akuzuarit vetë nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë”, përfundon deklarata e FHD Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...