29 Qershor 2015 - 12:33
I lindur më 1925 në Dumnicë të Podujevës, pasi punoi një kohë të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore në administratën shtetërore në Podujevë, mësues në vendlindje e Slivovë të Ferizajt, që më 1949 nisi punën në gazetën “Rilindja”, me të cilën, si dhe me “Flakën e Vëllaznimit”, kishte nisur bashkëpunimin që me fillimin e daljes së tyre.
Në Rilindje ai përveç se shkroi, ishte edhe redaktor e ndihmëskryeredaktor shumë vjeçar. Por mbi të gjitha ai mbahet në mend për rubrikën satirike “Këndi i Bacës”, që e mbajti me dekada, prej të cilës mori edhe nofkën Baca.
Krahas punës në gazetari, është marrë edhe me letërsi. Botoi dy përmbledhje tregimesh: “Kur kumbullat bajshin rrush” dhe “Ai e ajo” si dhe afro 20 tregime të tjera. Tregimin e parë, “Kafshata e dreqit”, e botoi më 1950. Ka botuar edhe romanet “Sokolat” dhe” Bijtë e tokës së djegur”. Në vitin 1996 botoi monografinë e Llapit me titull “ Të huaj në tokën e vet”.
Ka qenë kryeredaktor i dy edicioneve të para të “Flakës së revolucionit”, ndërsa botimet e tjera u bën nën përkujdesjen e Entit të atëhershëm të Historisë. Shemsiu tash ishte anëtar i Këshillit redaktues, deri kur pushteti i atëhershëm e ndaloi publikimin.
Organizoi dhe ishte përgjegjës i gazetës për të verbër “Syri ynë”, e për një kohë edhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja e kolektivit”.
U pensionua më 1 janar 1982, por bashkëpunoi me “Rilindjen” deri më 1990.
Ishte laureat i shpërblimit Për vepër jetësore të Lidhjes së gazetarëve të Jugosllavisë (1982), Për vepër jetësore të Lidhjes së gazetarëve të Kosovës (1984), i shpërblimit vjetor të qytetit të Prishtinës dhe i disa shpërblimeve të tjera.
Ai u varros në Prishtinë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...