Shtyhet konkursi për çmimet në fushën e trashëgimisë

16 Shkurt 2017 - 11:06      

Prishtinë, 16 shkurt - Mungesa e propozimeve të mjaftueshme ka bërë që institucioni më i lartë kulturor në vend, MKRS, të shtyjë afatin e konkursit për çmimet vjetore në fushën e trashëgimisë deri më datën 20 të muajit shkurt, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë konkurs, të hapur për herë të parë në janar të këtij viti, Ministria e Kulturës synon që të shpërblejë personalitetet që kanë dhënë kontribut në fushën e trashëgimisë. Bazuar në një rregullore që MKRS-ja e ka nxjerrë në shtator të vitit të kaluar, ky institucion do të ndajë çmimin për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, çmimin vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, atë për vepër shkencore “Zef Mirdita” dhe çmimin vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”.

Ndue Ukaj, shefi i kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, nuk ka dhënë shifra se sa propozime kanë marrë, por ka thënë se qëllimi i shtyrjes së afatit të konkursit është që të krijohet mundësi për më shumë propozime (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...