28 Dhjetor 2015 - 16:40
Juria kumtoi se laureat i sivjetmë është Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, pedagog 40- vjeçar në Universitetin e Prishtinës, Ministër i Arsimit, studiues e shkrimtar.
“Doktor Koliqi gjatë tërë karrierës së tij është shquar si veprimtar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare, qoftë në Prishtinë, apo në vendlindje, në Krajë”, shkruan në raportin e Jurisë.
Përveç botimeve universitare nga fusha e historisë së pedagogjisë, Koliqi është autor edhe i disa monografive për Krajën, si “Kraja e Shkodrës”, “Kraja ndër mote”, ajo mbi Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, etj.
Në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar, ishte nismëtari i themelimit të Klubit të studentëve nga Kraja në Universitetin e Prishtinës “Shqiponja”, edhe ishte kryetari i parë i kësaj organizate studentore.
Koliqi asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen. Vazhdimisht ka marrë pjesë nëpër simpoziume shkencore në Ulqin në veçanti edhe kontributi i tij studimor është vlerësuar lartë. Ai falënderoi shumë SHAI “Art Club”, sepse, siç u shpreh, “më ka vlerësuar vendlindja ime, Kraja dhe Ulqini”.
Ky është laureati i 18-të i SHAI “Art Club” edhe është çmimi i vetëm që u ndahet personaliteteve krijuese dhe intelektuale të shqiptarëve në Malin e Zi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...