Ka ndërruar jetë Bik Ndoja

27 Dhjetor 2015 - 22:07      

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare këngëtari dhe aktori shkodran, Ludovik Ndoja, ose i njohur për publikun e gjerë si Bik Ndoja.

Ai ka ndërruar jetë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Ju dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1969.

Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër “Jordan Misja”.

Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasmë familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim:

“S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, etj. Në shtator 1999, teatri “Migjeni” organizoi 70-vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me këngë dhe pjesë muzikore popullore, nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kënduara prej tij në gjithë këto vite.

Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, etj., kanë qenë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio Shkodrës dhe RTV Shqiptar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...