Lulzim Tafa, fitues i çmimit për letërsi “Ramadan Sinani”

18 Nëntor 2015 - 12:30      

Prishtinë, 18 nëntor - Shoqata e Botuese e Shqiptarëve në Maqedoni, në kuadër të Panairit të Librit “Tetova 2015”, të organizuar në hapësirat e Qendrës Nacionale për Kulturë në Tetovë, këtë vit ndau edhe çmimin “Ramadan Sinani”.

Çmimi “Ramadan Sinani” u nda nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, dhe iu dha poetit nga Republika e Kosovës, Lulzim Tafa. Poeti Tafa duke pranuar çmimin ka thënë: “Janë dy arsye që më bëjnë që të ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar me këtë çmim, e para se ky çmim ndahet në një festë të librit këtu në Tetovë, e që për ne kosovarët Tetova ka qenë dhe mbetet dashura jonë e madhe, dhe tjetra për faktin se ky çmim e mban emrin e poetit dhe intelektualit të shquar Ramadan Sinani, me veprat e të cilit jam njohur si studentë e sidomos me librin e tij, “Kavallet e Sharrit”.

Ndërsa, kryetari i jurisë Salajdin Salihu, në arsyetimin e dhënies së çmimit ka thënë se Lulzim Tafa ka arritur të krijoj një vepër poetike ku ndjehet magjia gjuhësore. Lirikat e tij shquhen për ekonomizimin e skajshëm të fjalëve, shpeshherë poezitë e tij janë sentenciale, e herë pas here me kthesa befasuese dhe mbresëlënëse.

Përveç përfaqësuesve të institucioneve, me rastin e ndarjes së çmimit morën pjesë edhe shumë dashamirë të librit dhe kulturës në përgjithësi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...