“Baushtellë: Balkan Temple” performon këtë të shtunë në Kalanë e Beogradit

12 Shtator 2015 - 13:17      

Duke filluar nga ora 17:00 një pjesë e Kalasë së Beogradit do të shndërrohet në hapësirë performuese ku artistët e “Baushtellë: Balkan Templ” do të performojnë veprat të cilat i kanë konceptuar gjatë udhëtimit të kësaj vere në Cyrih, Beograd e Prishtinë.

Performanca masive do të zgjasë gjashtë orë, nga 17:00 deri në 23:00, dhe do të përfshinë 6 artistë nga Kosova.

Më 5 shtator një perfomancë e tillë artistike është mbajtur edhe në Prishtinë, në hapësirën e Universitetit të Prishtinës dhe Biblotekën Kombëtare, raporton Koha.net.

“Baushtellë: Balkan Temple” është një projekt artistik i filluar me 13 korrik që po udhëton në tri qytete në C yrih, Beograd dhe Prishtinë. Qëllimi i projektit është që përmes artit të zbërthejë pyetjen ‘ N’çka beson ti?’ duke ia mundësuar një grupi të artistëve të rinj të këtyre tri qyteteve të udhëtojnë dhe të krijojnë vepra artistike me reagimin që ngjallet nga kjo pyetje.

Performanca e Beogradit do të jetë shfaqja e dytë e realizuar nga ky ekip, ndërsa shfaqja e fundit do të mbahet me 19 shtator në Kishën Fraumünster në Cyrih, që do të shënojë edhe përmbylljen e këtij projekti 10 javor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...