Të luash në piano si Mozarti

26 Korrik 2015 - 18:48      

Pjesët klasike për piano të Beethovenit, Mozartit e Chopinit duket sikur kanë tingëlluar më ndryshe se sa sot kur ato ishin interpretuar nga vetë ata që i kanë kompozuar. Edhe pianot kanë ndryshuar në masë të konsiderueshme - por gjithashtu, ka ndryshuar edhe teknika.

Gjatë dekadës së fundit, një numër në rritje i muzikantëve ka nisur të shohë nga afër lidhur me atë sesi teknika e formëson jo vetëm tingullin e muzikës, por gjithashtu edhe përgjigjen emocionale të audiencës ndaj tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Muzika me një këmbë është në pjesën fizike e me tjetrën në atë estetike”, ka thënë Rolf Inge Godoy, profesor i muzikologjisë në Universitetin e Oslos. “Lëvizja e trupit është esenciale për të formësuar tingullin e jashtëm, edhe sa i përket asaj që dëgjon edhe sa i përket ndikimit vizual te një audiencë”.

Godoy i shfrytëzon lëvizjet optike - që gjithashtu shfrytëzohen edhe në industrinë e animacionit - për të studiuar fizikun e lëvizjeve muzikore. Kamera me infrared, e zë dritën nga reflektorët të vendosur në duart e një çelisti apo trupin e një perkusionisti, duke incizuar lëvizjet e performuesit deri në 500 imazhe për sekondë dhe me një saktësi për një të tretën e një milimetri. Pastaj algoritmet kompjuterike e bëjnë lidhjen midis lëvizjes, asaj se çfarë dëgjohet dhe çfarë kanë thënë dëgjuesit.

Së fundi, Godoy e ka kthyer teknologjinë në një pyetje fascinuese: Si ishin interpretuar në origjinal pjesët klasike si “Varation K.500” e Mozartit dhe “Etudes Opus 125” e Hummelit dhe si mund të kenë ndryshuar në tingull dhe në reagimin e audiencës? Për ta kuptuar këtë, Godoy e ka bërë një bashkëpunim me Christina Kobb, kandidate për doktoraturë në Akademinë Norvegjeze të Muzikës dhe drejtuese e “Barrat Due Institute of Music” në Oslo.

Kobb ka bërë një ekspertizë të jashtëzakonshme: ajo ka mësuar sesi të interpretojë në piano sipas teknikave të përshkruara, para rreth 200 vjetësh. Në një vizitë studentore në “Cornell University” më 2010, ajo kishte hulumtuar studimet pedagogjike për piano të shekullit XIX, manuale esenciale për instruksione lidhur me interpretimin në piano. Ajo ka kuptuar se teknika që e kanë përshkruar ata, ndryshon në mënyrë drastike nga ajo që kishte mësuar ajo.

“Unë nuk po ndiqja madje as instruksionet bazike që u ishin dhënë fillestarëve në atë kohë”, ka thënë Kobb. “E kam pyetur veten: a është kjo ajo që e bën dallimin në interpretimin tim?”

Për tri vitet vijuese ajo gradualisht kishte zëvendësuar mënyrën e saj moderne të interpretimit me teknikën e shekullit XIX, të përmbledhur prej rreth 20 manualeve. Shumica ishin shkruar në Vjenë në vitin 1820, derisa disa ishin botuar në Francë dhe Angli... (më gjerësisht lexoni sot në “e Diela me Koha Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...