Karremi i Kosovës drejt UNESCO-s

19 Qershor 2015 - 12:28      

Një nga gazetarët më të famshëm francez të politikës së jashtme, Harold Hyman, ka botuar një analizë interesante rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Duke pasur parasysh fokusin e madh të MPJ-së dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, KosovaPress sjellë në gjuhën shqipe këtë artikull të tij të botuar në disa prej portaleve të lajmeve diplomatike.

Palestina nuk është i vetmi shtet që din të hyjë në UNESCO përmes taktikave dhe demarsheve diplomatike të zgjatura dhe magjepsëse. Republika e Kosovës tani njihet nga 110 shtete në botë, por nuk është ende anëtare e OKB-së. Por, kjo s'ka rëndësi, një shtet jo anëtar i OKB-së mund të hyjë në UNESCO, sepse rregullat e anëtarësimit në OKB dhe UNESCO janë të ndryshme. Nëse dy të tretat e shteteve anëtare të UNESCO-s e pranojnë kandidaturën, loja kryhet. Bile, fjala është për dy të tretat e shteteve prezente në votim. Ky funksion ju lejon anëtarëve të mos marrin pjesë në votim dhe përmes kësaj taktike, të e ulin pragun numerik të dy të tretave që nevojiten. Në qoftë se 30 shtete nuk marrin pjesë, mjaftojnë 100 vota për Kosovën. Në këtë proces nuk ekziston vetoja.

Zëvendësministri, vizituesi i shpeshtë në UNESCO nga Kosova

Këto subtilitete procedurale nuk janë më sekrete për Petrit Selimin, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilin e kemi takuar për herë të parë në Prishtinë dy javë më parë dhe po e takojmë sërish në Paris. "Sot do t’i takoj 11 ambasadorë", na besoi këtë informatë njeriu më i palodhshëm dhe komunikues i diplomacisë kosovare.

Pse të nxitoni tani në dyert e këtij institucioni në lagjen e 7-të të Parisit? A nuk patët mundësi të prisni? Jo, sepse UNESCO kalon në votim të plotë të anëtarëve vetëm çdo dy vjet. Për më shumë, Këshilli Ekzekutiv, që grupon 58 shtete nga 198 anëtarë dhe që merr vendime rutinore, nuk përfshin shumë armiq të papajtueshëm të modelit rus. Ky Këshill Ekzekutiv funksionon me mazhorancë të thjeshtë vote, dhe principi i vetos nuk ekziston. Do të jetë KE që do të e propozojë mocionin e anëtarësimit të Kosovës në Konferencën e Përgjithshme. Rekomandimet e KE-së janë adoptuar gjithmonë nga Konferenca e Përgjithshme.

Një gabim amerikan dhe një frymëzim gjerman

Një fjalë për Shtetet e Bashkuara: mbrojtësi i madh i republikës së re ka një handikap serioz, që nuk duket se do të zgjidhet shpejtë: Shtetet e Bashkuara nuk votojnë në UNESCO, sepse nuk paguajnë më kontributin e tyre të nevojshëm për të votuar. Kjo koprraci rrjedhë nga ligji i Kongresit amerikan, i cili nuk lejon qeverinë federale të financojë një organizatë të OKB-së që do të e përfshinte Palestinën. Pra, Shtetet e Bashkuara mbeten anëtarë, por jokontribues që do të thotë jo-votues në UNESCO dhe të paaftë të ushtrojnë çfarëdo influence në favor të Kosovës, e cila në një mënyrë, do të jetë e vetme në këtë rrugëtim.

Një befasi tjetër për diplomacinë kosovare vjen nga Angela Merkel, e cila po përgatitë një vizitë në Beograd: mos e bllokoni përparimin diplomatik të Republikës së Kosovës, do të argumentojë ajo, do të jetë e padobishme në njohjen formale. Është një argumentim që ekzistonte në kohën e dy Gjermanive, brenda tyre. Argumenti duket se mbështetet në procesin integrimit të dy shteteve në BE, dhe që ashtu si Republika e Serbisë edhe Kosova, do t’i bashkohen BE-së vetëm nëse ka njohje reciproke.


Kultura në UNESCO është aspekt diplomatik

Dosja e anëtarësimit është njëkohësisht teknike: kandidati duhet të demonstrojë që mbron trashëgiminë kulturore të vendit të vet. Në këtë frymë, diplomatët serbë e promovojnë idenë që kosovarët e lirë i kanë shkatërruar qindra kulte serbe ortodokse dhe kjo ilustrohet në një libër të edituar në Rusi dhe të përpiluar nga një autor rus (libri nuk është përkthyer as ne gjuhën angleze, as në atë franceze). Nuk është jo e vërtetë, por sipas Qeverisë së Kosovës, shumica e këtyre objekteve janë reparuar. Për më tepër, forcat e arma tosura dhe policia serbe kanë shkatërruar diku rreth 300 xhamia. Një libër i shpërndarë në UNESCO në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, ”Destruction of Islamic Heritage in the Kosovo War 1989-1999”, i edituar nga Qeveria e Kosovës, e dokumenton këtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...