Valdet Avdiu zgjedhet drejtor i Teatrit Kombëtar te Kosovës

1 Prill 2014 - 19:40      

Kandidati i cili është përfolur si personi që ka përkrahje politike, Valdet Avdiu, është zgjedhur drejtor i TKK-së.

Shtatë anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së i kanë dhënë numrin më të madh të pikëve kandidatit, për të cilin thuhet se ka qenë shef i degës së ShIK-ut në Gjakovë dhe ka përkrahjen e numrit dy të PDK-së, Kadri Veseli.

Ky i fundit ishte shef i ShIK-ut. Gazeta “Koha Ditore”, para tre javësh kishte raportuar se Valdet Avdiu është i favorizuar për postin e drejtorit të TKK-së.

Më gjerësisht në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...