Sopranoja kosovare me të cilën mburret Opera gjermane

31 Dhjetor 2014 - 23:00      

Korrikun e vitit të kaluar ishte veç një 22-vjeçare me ëndrra të mëdha. Mitrovicasja temperamente nuk do të përfillte kërkesën e organizatorëve të Akademisë Evropiane të Muzikës, që e kishin larguar nga lista e gala koncertit final, shkruan Koha Ditore.

 Padrejtësinë që iu bë do ta luftonte me performancën dyminutëshe jashtë agjendës. Në fund të vitit do të ngjitej edhe një herë në skenën e Sallës së Kuqe, si soliste e Filarmonisë Opera e Kosovës. Kësaj radhe, me plan.

Sa kalonte koha, zëri i sopranos që studionte solo-këndimin në Universitetin e Prishtinës kërkonte të shpërthente në skena më të mëdha.

Nuk e zinte vendi-vend. Ishte përcaktuar të kalonte kufirin. E sikur të mos triumfonte në audicionin e një shtëpie operistike me nam në Gjermani, mbase edhe do të hiqte dorë përgjithmonë nga muzika. Dymbëdhjetë muajt e 2014-s, Elbenita Kajtazi do t’i mbajë në mend gjithë jetën.

Do ta kujtojë vitin kur iu desh ta linte Mitrovicën për t’iu përshtatur jetës gjermane në Berlin, motit të vranët e disiplinës së punës, falë së cilës dita - ditës zëri i saj po piqet e rritet profesionalisht.

Solistja e ansamblit të shtëpisë operistike “Deutsche Oper” - me të cilën ka kontratë qysh prej majit - ndan eksperiencën e saj, që dëshmon se kur talenti kombinohet mirë me vullnetin, suksesi është i sigurt. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore)

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...