29 Dhjetor 2014 - 13:32
Gati pesë muaj para hapjes së Bienales ajo tashmë ka krijuar një ide se me çfarë do të prezantojë shtetin në ngjarjen më të madhe të artit pamor në botë, ani pse konceptin e veprës artistike ende nuk e ka finalizuar.
Vizitorët e edicionit të sivjetmë të Bienales së Venecias në Pavijonin e Kosovës, siç paralajmëron Haliti, do të mund të shohin një instalacion mix-media me madhësi të adaptuar në dimensionin e hapësirës së rezervuar për artin kosovar. Kosova vitin e ardhshëm prezantohet për herë të dytë në Bienale të Venecias.
Haliti, e cila jeton dhe vepron midis Prishtinës, Vjenës dhe Munihut, do të bëhet pjesë e edicionit të 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit bashkë me kuratorin Nicolas Schafhausen nga Gjermania, që njihet edhe si themelues i disa institucioneve kulturore në Evropë.
Ai aktualisht është drejtor i “Kunsthalle Wien” në Austri dhe drejtor strategjik i Fogo Island Arts, një iniciativë e “Canadian Shorefast Foundation”. Schafhausen ka qenë kurator i Pavijonit të Gjermanisë në edicionin e 52-të dhe të 53-të të Bienales.
Në një bisedë për gazetën, Haliti ka thënë se ndihet e privilegjuar që i është bërë ky nder nga Ministria e Kulturës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...