22 Tetor 2014 - 15:50
Sipas këtij vendimi do të ndalohet parkimi në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në sheshin “Nënë Tereza”, në mënyrë që kjo zonë të kthehet në një shëtitore për qytetarët në orët e mbrëmjes.
“Qeveria mori vendimin për uljen e qarkullimit në disa zona kryesore dhe kthimin e tyre në pedonale, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në sheshin “Nënë Tereza” dhe gjithë bulevardin. Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale nga ora 19:00-24:00. Ne vendosëm që të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, në 24 orë do të ndalohet parkimi në të dy anët e bulevardit, nga ura e Lanës në sheshin “Nënë Tereza”, sqaroi ministrja Kumbaro vendimin më të fundi të Këshillit të Mnistrave.
Ajo gjithashtu bëri me dije se ky urdhër i është komunikuar dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksoi se ky vendim do të zbatohet dhe për qytete të tjera me rëndësi për trashëgiminë kulturore.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...