13 Tetor 2014 - 15:45
Forumi Kulturor ka analizuar buxhetin shtetëror për kulturën nga ku del se sektori vazhdon të mbetet në margjinat e politikave publike në Kosovë. Përkundër transferimit të kompetencave dhe përfundimit të prioriteteve shtet ndërtuese, vendi i kulturës në prioritetet publike mbetet i njëjtë. Dokumente që caktojnë orientime strategjike për sektorin e kulturës mungojnë, shkruan kultplus.
Në mungesë të një strategjie për kulturën, dhe dokumenteve tjera strategjike, orientimet strategjike kulturore të Kosovës duhet të shihen në dokumente si Korniza Afatmesme e Shpenzimeve. Në këtë të fundit, kultura përbënë një pjesë të vogël dhe të parëndësishme në relacion me prioritetet tjera.
Gjithashtu, bartës i zhvillimit kulturor konsiderohet të jenë institucionet kulturore publike, ani pse aktiviteti më i madh dhe më cilësor kulturor vjen nga institucionet e pavarura kulturore.
Për më shumë, investimet në infrastrukture shihen si mënyra primare e zhvillimit të kulturës, përkundër faktit që për zhvillim të qëndrueshëm të kulturës nevojitet shumë më shumë investim në kapital njerëzor dhe në rritjen e cilësisë kulturore.
Megjithatë, kjo qasje nënçmuese ndaj kulturës në përgjithësi dhe qasje neglizhuese ndaj sektorit të pavarur kulturor fillon të ndryshoje në dy vitet e fundit. Ndryshimi ka të bëj me prioritizimin e përkrahjes së aktiviteteve kulturore dhe prioritizimin e institucioneve të pavarura kulturore përkrah institucioneve kulturore publike, së paku në dokumente zyrtare.
Kjo qasje e institucioneve publike ndaj kulturës shihet edhe në alokimin e buxhetit për kulturë. Edhe pse buxheti për MKRS prej vitit 2008 deri në 2014 pothuajse dyfishohet, si përqindje e buxhetit total të nivelit qendror të Republikës së Kosovës buxheti për MKRS rritet prej 1.05 për qind në vitin 2008 në 1.69 për qind. Mirëpo, nga kjo rritje nuk përfiton sektori i kulturës, pasi buxheti i sektorit të kulturës brenda MKRS si përqindje e shpenzimeve totale të nivelit qendror mbetet pothuajse i njëjtë gjatë viteve.
Edhe ky pak buxhet i ndarë për kulturën ndahet në mënyrë aspak të barabartë ndërmjet entiteteve kulturore. Institucionet publike kulturore diskriminohen pozitivisht në masë të madhe, duke rezultuar që prej 60 për qind deri në 98 për qind të të gjithë subvencioneve të shkojnë për sektorin publik.
Përpos politikës së gabuar të shpërndarjes së fondeve për kulturë, mungesa e sistemit të kontrollit dhe performancës në dhënien e subvencioneve paraqet gjithashtu problematike shumë të madhe.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...