Nisin punëtoritë e Rolling Film Festival

23 Shtator 2014 - 15:53      

Është mbajtur punëtoria e parë e filmit me 17 të rinj romë nga e mbarë Kosova, kjo në kuadër të serisë së punëtorive “Cikore Filmja” në kuadër të Rolling Film Festival.

More Raça, koordinatore e Rolling Film Festival, ka diskutuar me të rinjtë mënyrën e të bërit filma dhe instruksionet e para se si duhet të shndërrohet një fabul dhe skenar në një ide filmike, ndërsa Faton Mustafa nga stafi i Rolling Film Festival ka prezantuar para të rinjve elementet bazike të procesit të bërjes së një filmi. Raça është regjisore, së fundmi e filmit “Amel”, i cili ka marrë shtatë çmime ndërkombëtare dhe dy mirënjohje speciale, ndërsa Faton Mustafa është dramaturg dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Balkan Sunflowers.

Sefer Bejzak, një nga pjesëmarrësit në këtë punëtori, është shprehur i lumtur që po i ofrohet një mundësi e tillë, një leksion special se si të bëhet një film e sidomos nëse ideja lidhet me aspekte sociale. Ersan Berisha, një tjetër pjesëmarrës po ashtu shpreh dëshirën që në të ardhmen të mund të krijojë personalisht disa minuta filmik.

Me anë të këtyre punëtorive, Rolling Film Festival synon të fuqizojë vetë komunitetin rom dhe të rinjtë e këtij komuniteti, të cilët në forma të ndryshme janë pasivë dhe të neglizhuar e diskriminuar në mesin e shoqërisë kosovare. Deri tani në kuadër të punëtorisë janë xhiruar gjithsej shtatë filma, ndërsa punëtora ka zgjatur tri ditë.

Juria e sivjetme e Cikore Filmja përbëhet nga regjisori dhe profesori Ismet Sijarina dhe Driton Berisha, ndërsa gjatë festivalit do të ndahen edhe çmimet për tre filmat më të mirë.
Sivjet Rolling Film Festival vjen në edicionin e tij të katërt, nga data 19-22 tetor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...