21 Gusht 2014 - 17:44
“Deri me tani çdo gjetje dhe studim i tyre është paraprak, apo i momentit të studimit dhe dyshimeve të arkeologëve. Raporti përfundimtar, që do të dorëzohet në IAK, do të sqarojë saktë vjetërsinë e çdo pjesë të hulumtuar dhe gjetur deri tani”, thuhet në një reagim të IAK-ut. “Supozimet e arkeologut Çetinkaya, por edhe të IAK-ut, për momentin janë se Kisha në fjalë i takon shekullit të IV-V- të te erës sonë. Por ky datim nuk është absolut, sepse gjatë zhvillimeve të mëtejmë të gërmimeve, pra deri në përfundim të procesit hulumtimet mund të nxjerrin të dhëna të tjera që japin vlerësimet e fundit të bazuara në hulumtime shkencore”, thuhet më tej aty.
Në vendin ku është gjetur kjo kishë, profesor Çetnikaya ka shpjeguar se në periudhën antike këtu janë ekzekutuar martirët e parë krishterë të popullatës ilire, Flori dhe Lauri.
Por në media dje ka dalë informata se këta dy martirë janë të gjinisë femërore. Informata e transmetuar nga mediat është e pasaktë, thuhet në reagimin e Institutit.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...