25 Korrik 2014 - 14:32
Nuk dihet zyrtarisht motivacioni i shkarkimit, megjithatë, burime nga Ministria e Kulturës thanë për "GSH" se Plasari do të emërohet në një tjetër detyrë të rëndësishme në një nga institucionet e kulturës.
Janë disa kandidatura që përfliten si pasues të Plasarit në Bibliotekën Kombëtare, por më i kuotuari është një publicist i njohur, njohës i mirë i shqipes, i cili ka jetuar për shumë kohë jashtë Shqipërisë. Aurel Plasari, prej vitit 1998 mbante postin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Në fushën e studimeve letrare dhe historike ka botuar: "Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve", "Letërsia dhe muret", "Don Kishoti zbret në Shqipëri" (1990), "Vija e Teodosit rishfaqet" (1993), "Fenomeni Voskopojë" (2000), "Rrëmbimi i Europës" (2005), "Skënderbeu", "Një histori politike" (2010). Është autor i romaneve "Dhjetë ditë që nuk tronditën botën" (2002) dhe "Lufta e Trojës vazhdon" (2004). Ka përkthyer nga letërsia botërore autorë të njohur si F. Dostojevski, G. Lorka, A. Ahmatova, G. Marquez, O. Fallaci.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...