“DokuFesti” në Zürich me pesë filma të kineastëve të rinj

16 Shkurt 2017 - 10:01      

Prishtinë, 16 shkurt - Pesë filma të regjisorëve të rinj që shtjellojnë histori të ndryshme, e që janë realizuar në kuadër të programit “Future is here” të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar e të shkurtër “DokuFest”, do të shfaqen para audiencës zvicerane në një festival që promovon filmbërësit e rinj, shkruan sot Koha Ditore.

Të realizuar në kuadër të programit që synon nxitjen e aktivizmit te të rinjtë, nëpërmjet filmbërjes, filmat do të shfaqen në kuadër të një programi të veçantë në edicionin e 41-të të “Jugend Film Tage” që do të mbahet midis datave 15 e 19 mars. Ky festival sivjet e ka në fokus Kosovën dhe, përveç filmave të realizuar në kuadër të “DokuFestit”, do të shfaqen edhe filma të tjerë në një tjetër program të kuruar nga Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i “DokuFestit”, enkas për festivalin që mbahet në Zürich. Në ekranin e festivalit zviceran të filmit të të rinjve, do të shfaqen filmat “Kapma dorën” nën regji të Elhame Kastratit, Andi Bilibanit e Fatlinda Dakut, “Nuk jam thjeshtë...” nën regji të Sonja Azizajt, “Kosova Trans” të Albrim Isufit, “Çmimi i duartrokitjeve” i Iliriana Memajt dhe “Kur s’ki çka bon” i Flaka Brahimit. Filmat shtjellojnë rrëfime të ndryshme, duke përfshirë vdekjen e Xhenetës, vajzës 5-vjeçare që humbi jetën pas shembjes së monumentit në Prizren, historinë e një 18-vjeçareje transgjinore që jeton në Kosovë, prapaskenat e balerinave që duartrokiten nga audienca, brendinë e mendjes së një gruaje dhe historinë e disa djemve të rinj që harxhojnë kohën kot.

“Jugend Film Tage”, sipas përshkrimit në ueb faqen zyrtare, është një prej festivaleve më të mëdha të filmit në këtë vend në të cilin shfaqen filma të regjisorëve të rinj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...