Foto: Ilustrim

Eqrem Bashës i ndahet çmimi “Azem Shkreli”

15 Shkurt 2017 - 13:58      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, pas vlerësimit të Jurisë Profesionale, ka nënshkruar vendimet për laureatët për vitin 2016, për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për letërsi.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i ndahet Eqrem Bashës, i cili shoqërohet me shpërblim në vlerë monetare prej 5,000 (pesëmijë) euro, plaketë dhe certifikatë.

Çmimi për veprën letrare më të mirë kritike letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”, i ndahet Gëzim Aliut për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 – 1990, retorika e tekstit dhe narracionit”. Çmimi për veprën letrare më të mirë për fëmijë “Vehbi Kikaj” i ndahet autores Fatmire Duraku për prozën “Dea dhe kërriçi i vetmuar”.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” i ndahet shkrimtares Majlinda Bregasi për romanin “Ikje”. Ndërkaq, çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe ose anasjelltas “Pjetër Bogdani” për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të Ralf Rothman. Secili nga çmimet do të shpërblen me vlerë monetare nga 2,500 euro.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” iu ndahet autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Të dy autorët do të shpërblehen me vlerë monetare nga 1,250 euro.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për laureatët do të organizohet në kabinetin e ministrit më 17 shkurt, në kuadër të organizimeve të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në 11:30, ku do të merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Juria Profesionale ka qenë e përbërë nga Anton Berishaj – kryetar, Musa Ramadani, Nerimane Kamberi, Xhevat Sylaj dhe Agron Y. Gashi – anëtarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...