Foto: Koha

“I ligu për mend” qesh me paradokset e të sotmes

15 Shkurt 2017 - 12:10      

Se Tukja (Luan Jaha) ka probleme shëndetësore vërehet qysh në sekondat e para të shfaqjes. Ky është edhe momenti i parë kur publiku nuk mund ta mbajë të qeshurën.

Shërben si intro e përballjes së lehtë dyorëshe me realitetin e zymtë nëpërmjet komedisë “I ligu për mend”, me tekst të Gjergj Fishtës e regji të Altin Bashës, që është dhënë premierë të hënën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tukja është asi personazhi që ka jetuar në Shkodrën e shekullit të kaluar apo edhe më herët. Flet në një gegërishte të pastër. Fillimisht duket sikur ai jeton në një klinikë apo në ndonjë barnatore. Por shpejt merret vesh se ky personazh shtëpinë e ka mbushur me ilaçe, duke e bërë atë që të ngjajë me spital. I ka hyrë mendja se është i sëmurë dhe pa ndihmën e doktorëve nuk mund t’ia dalë kurrsesi. I përshtatet fort titullit të shfaqjes. Ai është kryekëput peng i vetvetes apo i mendve.

Është në grackën e dhëndrit të tij, i cili, ka për synim t’ia marrë pasurinë. Sa komike aq edhe banale janë situatat që përshkojnë shfaqjen nga fillimi deri në fund. Shërbëtori, Patuku (Ernest Malazogu), është njeriu që e përjeton më së keqi gjendjen e zotërisë së tij. Ka dëshirë ta nxjerrë atë nga humnera ku është katandisur nga doktorët.

Problemet familjare dalin në pah shpejt e Shkodra e kohës, kur ishte midis orientit e aksidentit, paraqitet tek kostumet. I biri i Tukjes, Lini (Armend Baloku), ka dëshirë që të studiojë jashtë shtetit, por i ati e do në shërbim të vetvetes. Ka dëshirë ta bëjë farmacist pasi e ka shtëpinë e mbushur me ilaçe. I ati dhe i biri dallojnë edhe në kostume. Ky fakt është tregues se njëri i takon mentalitetit të Lindjes e tjetri atij të Perëndimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...