Kosova ka strategji 10 vjeçare për trashëgiminë kulturore

13 Shkurt 2017 - 16:13      

Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017 – 2027, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, është dokumenti kryesor i vizionit e misionit të Kosovës në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e gjithë trashëgimisë kulturore të saj.

Republika e Kosovës ka një trashëgimi të larmishme kulturore që nga koha e Vinçës, Dardanisë antike e deri te ato të shekullit 21, shkruan KultPlus. Trashëgimia kulturore e Kosovës është vlerë trashëgimore e Kosovës, e popullit të saj, që shpreh të kaluarën dhe shtresimet kulturore të Kosovës.

Strategjia do të jetë dokumenti themelor për përmbushjen e obligimeve ligjore por edhe mundësi e mirë që trashëgimia kulturore të identifikohet, njihet e prezantohet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mbarë botën. Strategjia identifikon synimet, qëllimet dhe aktivitetet konkrete që duhet të ndërmerren nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe është e para strategji afatgjate për trashëgiminë kulturore.

Kjo strategji është busulla kryesore e orientimit të politikave kulturore të trashëgimisë kulturore të Kosovës në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Shpresojmë që ajo të jetë edhe inspirim për qytetarët e Kosovës dhe gjithë të tjerët që ta mbrojnë e ruajnë trashëgiminë kulturore të Kosovës sepse ajo i përket jo vetëm popullit të Kosovës por edhe njerëzimit mbarë. Strategjia ka edhe një Plan Veprimi me objektiva, aktivitete e indikatorë të përcaktuar qartë. Për hartimin e kësaj strategjie janë konsultuar një grup i madh profesionistësh nga fusha e trashëgimisë brenda institucioneve shtetërore dhe publike dhe profesionistë nga shoqëria civile, fusha akademike, institucionet religjioze dhe profesionistë ndërkombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...