13 Shkurt 2017 - 09:43
Vlen të përmendet shkopi i Ali Pashë Tepelenës dhe shpata e themeluesit të qytetit të Fierit. Këto, dhe të tjera i shohim në materialin e përgatitur, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.
Artefakte, dokumente, kujtime, e objekte të shumta historike janë vendosur në këtë ndërtesë, e cila sot mban pothuajse gjithë të kaluarën e qytetit të Fierit.
Që nga viti 1936, ka pasur përpjekje për hapjen e një muzeu në këtë qytet nga arkeologu Leon Rei, por kjo nuk ka ndodhur deri në çlirim.
Në vitet e 50-a, disa studiues mblodhën disa artefakte që karakterizonin këtë qytet dhe filluan t’i ekspozonin në një mjedis prej disa dhomash.
Më 18 korrik të vitit 1978, Muzeu Historik i Fierit vendoset në këtë ndërtesë, e cila sot gjendet në lagjen “Kastrioti” të këtij qyteti.
Sot ky muze ka objekte të periudhave shumë të lashta si: Pavijoni i arkeologjisë me periudhën e mesjetës, periudha e Rilindjes, periudha e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, periudha e socializmit e deri në vitet e 90-ta.
Secili artefakt i vendosur, që është gjetur nga arkeologët në këtë muze, dëshmon lashtësinë e vendbanimit ilir në këtë rajon.
Datat më të rëndësishme historike të kësaj treve janë vendosur në një vitrinë ku janë përfshirë dokumentet historike të kohës.
Një prej artefakteve më të veçanta që posedon muzeu është ky shkop dhe kjo shpatë.
Në Muzeun Historik të Fierit në këto dy kate nuk mungojnë edhe artefakte të tjera të cilat japin të dhëna autentike me vlera të mëdha historike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...