Marshimi sensibilizues “Një shtëpi muze për Fishtën”

13 Shkurt 2017 - 08:51      

Tiranë, 13 shkurt – Dhjetëra të rinj janë bërë bashkë të shtunën që e lamë në Tiranë për të sensibilizuar qytetarët dhe organet kompetente për të ndërtuar një muze për Gjergj Fishtën në fshatin Fishtë.

Me bluza të bardha me mesazhe të ndryshme dhe me maska me fytyrën e Fishtës të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Nisma studentore “Një shtëpi, një muze për trashëgiminë kulturore” synon që me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe të donatorëve të ndërtojnë një muze për poetin e madh Gjergj Fishta.

Sipas tyre muzeu do të ndërtohet në themelet e shtëpisë ku “Homeri” i Shqipërisë ka jetuar për 6 vjet. Fishta ka luajtur një rol kryesor në krijimin e alfabetit shqiptar, ka qënë deputet i parlamentit shqiptar dhe ka pasur një kontribut të vyer në krijimin e identitetit shqiptar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...