Foto: Reuters

Filmi kosovar “Home” triumfon në BAFTA

12 Shkurt 2017 - 21:20      

Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive [BAFTA], në ceremoninë e mbajtur të dielën mbrëma, ka shpallur filmin “Home”, që është një bashkëproduksion kosovaro-britanik, si më të mirin në kategorinë Filmi i Shkurtër Britanik.

Nominimi për “Bafta” i filmit që fatin e refugjatëve e shtjellon në një pikëpamje universale, u bë suksesi i tretë më i madh i kinematografisë kosovare, raporton Koha.net.

Lajmi për nominim erdhi më pak se dy muaj pasi ky film u nominua edhe për “European Film Award” dhe pas një viti qysh kur filmi “Shok” u nominua për “Oscar”.

Producenti i filmit, Shpat Deda, është shprehur i ngazëllyer pasi mori çmimin për Filmin më të mirë i Shkurtër Britanik, përmes një postimi në Facebook.

“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar Deda.

Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graçanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Në këtë film luajnë edhe aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers, etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...