Dy të arrestuar e dy në arrati për gërmime të paligjshme në Apolloni

12 Shkurt 2017 - 12:32      

Sektori i trafiqeve në bazë të hetimeve disa mujore ka çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të cilët gërmonin në Parkun Kombëtar të Apollonisë.

Policia e Fierit bën me dije se në sajë të operacionit “Apollonia” janë arrestuar Toni Fasko dhe Saimir Fasko, nga Radostina e Fierit, të cilët në bashkëpunim edhe me dy shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, A.F dhe E.F, gërmonin në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Apollonisë prej nga ku kanë nxjerrë 230 objekte arkeologjike me qëllim trafikimin e tyre.

Objekte e llojit bronz, hekur dhe qeramikë u sekuestruan dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...