12 Shkurt 2017 - 21:03
Njësoj sikurse anëtarët e tjerë të bendit të tij, Hussein para nëntë vjetësh ka ardhur në ShBA si refugjat nga Bagdadi dhe prej vitit të kaluar është bërë shtetas amerikan, shkruan “Rolling Stone”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka qenë duke aplikuar në ambasadë për ta sjellë edhe nënën e tij në Amerikë, të cilën për herë të fundit e ka parë më 2011, por asaj i është mohuar një gjë e tillë.
“Tani duket sikur i gjithë rasti ka ngecur për shkak të çështjes së bllokimit”, thotë ai. “Aktualisht jam duke provuar të gjej një mënyrë se si ta sjell atë këtu dhe nëse e bëj, cilat do të jenë të drejtat e saj. Dhe po mundohem ta gjej nëse është e mundur ta shoh atë. Por e gjitha është veç spekulim. Asgjë nuk është e sigurt.
Të gjithë janë të shokuar”, thotë ai. Vendimi i Trumpit i ashtuquajtur “bllokimi i myslimanëve” është shndërruar në pikë kthese për Husseinin dhe anëtarët e bendit të tij. Në të kaluarën grupi muzikor - që doli në pah sidomos me dokumentarin “Heavy Metal in Baghdad” të vitit 2007 - ka luftuar të mbetet apolitik deri më tani.
“Tani nuk mund të ikim prej kësaj”, thotë Hussein. “Duhet të flasim për këtë...kjo është hera e parë në jetën time që po bëj një intervistë dhe po tregoj çfarë kam në mendje, sikur të isha duke folur me një mik”. Kur kishte dëgjuar për urdhrin e Trumpit, atij i qe dukur surreale. E kishte pyetur veten “A kemi rënë në kurth? Ku janë kamerat e fshehta?”
“Është qesharake”, thotë muzikanti që aktualisht ka ndjenja të përziera – midis veprimit të një burri dhe faktit se Amerika është vend për emigrantë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...