E vërteta për Lindjen e Mesme në ekranin e madh

12 Shkurt 2017 - 17:03      

Në filmin “The Salesman” të Asghar Farhadit, burri kërkon të vërtetën pas sulmit të dhunshëm që i është bërë gruas së tij.

Në “The Dark Wind” të Hussein Hassanit dy familje janë të ndara në dysh si pasojë e shtrirjes së Shtetit Islamik, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe dokumentari “The White Helmets” i Orlando von Einsiedel flet për vullnetarët sirianë derisa ata ndihmojnë gratë dhe fëmijët pas sulmeve ajrore.

Të tre këta filma - pos çmimeve, nominimeve dhe vlerësimeve - kanë bërë tok informacionet e brendshme për shtetet e Lindjes së Mesme. Por në kohën kur ne ishte dashur që të tërhiqeshim nga këto storie, vendimi i Donald Trumpit për ndalesën e hyrjes së shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane - ka bërë që artistët që qëndrojnë prapa këtyre filmave të anulojnë paraqitjet nëpër festivale dhe ceremoni të çmimeve në SHBA, qoftë si pasojë direkte e këtij vendimi, apo si protestë.

Këta filma dhe shumë të tjerë që vijnë nga ai rajon, eksplorojnë tema që janë relevante për ne dhe mund t’ia hapin sytë audiencës në mënyrë krejt tjetër nga ajo që do të mundë të bënte një postim në internet apo ndonjë raport në lajme.

Në kohën kur shumica prej nesh jemi degëzuar në politikë, ata filma meritojnë të shihen dhe të vlerësohen për të vazhduar bisedën përtej kufijve. Vendimi i Trumpit do të thotë se ata që janë të përfshirë në filmin “The White Helmets” e kanë të ndaluar të jenë pjesë e ceremonisë “Oscar”, çmim për të cilin filmi është nominuar.

Ngjashëm ndodh edhe me skenaristin-regjisorin dhe aktoren kryesore të filmit iranian “The Salesman”, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e ceremonisë, edhe nëse bëhet ndonjë lëshim për ta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...