12 Shkurt 2017 - 15:00
Fotografia, e përdorur në sfond, është një nga pikturat vajtuese e primitive të shekullit nëntëmbëdhjetë me gurët e bardhë të varrezave e monumenteve që qëndrojnë nën gjelbërimin thuajse të tretur të disa drunjve delikatë.
Dhe një vajtues i gjatë, e i pikëlluar, vajton për humbjen e djalit të tij, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe pastaj, për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, pjesa tjetër e skenës është e mbushur me disa fantazma të stilit të Edward Gorey, që përshkojnë gjithë peizazhin.
“Lincoln in the Bardo”, si pikë fillestare trajton vdekjen e djalit të dashur 11-vjeçar të Abraham Lincoln, që quhej Willie, i cili ishte mposhtur nga ethet infektuese më 20 shkurt të vitit 1862, dhe vizitat e përvuajtura të presidentit tek vendi ku ishte varrosur djali i tij në “Oak Hill Cemetery” në afërsi të Georgetown.
Saunders në libër gërsheton faktet dhe gjysmëfaktet (të shkëputura nga librat dhe lajmet) në një rrëfim gati se në formë kolazhi me disa tregime fantazmash të imagjinuara prej tij, duke mundësuar kësisoj prezencën e shpirtrave pa trup, për t’i përshkruar vizitat e Lincolnit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...