12 Shkurt 2017 - 11:22
Është edhe subkulturë që në vete ngërthen një histori të evoluimit shoqëror bashkë me muzikën, shkruan sot “Koha Ditore”. Lindi në lagjet apo getot e New Yorkut të viteve ’70 nga rinia afrikano-amerikane, si stil ku artisti flet shpejt duke e përcjellë ritmin.
Në fundin e viteve ’80 dhe në fillimin e viteve ’90, kur edhe ky zhanër kaloi prej “epokës së artë” në “stil gangsterësh”, bashkë me vendet e tjera të botës u popullarizua edhe në Kosovë.
Grupe ose individë të caktuar gjetën veten në këtë lloj të muzikës, e cila në njëfarë forme lidhej mirë edhe me gjendjen e Kosovës. Problemet sociale të kohës bashkë me përditshmërinë e të rinjve ishin elementet që i dhanë shpirt një frymë të re të muzikës në vend.
“Te fontana”, “Te garazhi” ose te “Shkallët” ishin lokacionet në kryeqytet ku grupe të rinjsh bëheshin tok për të bërë muzikë në rrugë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...