Baritoni kosovar që promovon të bukurën në skenat operistike

12 Shkurt 2017 - 09:40      

Midis trombonit dhe solo këndimit, Dielli Hoxha kohëve të fundit është dashur t’i kushtonte kohë më shumë të dytës.

Interpretimi në opera tashmë është përditshmëri për të. Këto ditë, deri në orën 18:00, është i angazhuar në prova në konservatoriumin e Firences, “Luigi Cherubini” , shkruan sot “Koha Ditore”. Është pjesë e kastës në operën “Le convenienze ed inconvenienze teatrali” të Donizettit.

Në një bisedë për gazetën, pas orarit të provave, baritoni Hoxha - i cili që prej moshës 13-vjeçare i është përkushtuar në tërësi muzikës klasike - tregon se si ka arritur të marrë role kryesore në opera me nam. Artin e konsideron si diçka që i bën njerëzit ta dinë se dallojnë nga qeniet e tjera.

“Ne jemi popull artdashës dhe kemi pasur kulturë të madhe”, thotë ai derisa flet për vendlindjen me të cilën ka kohë që ka krijuar një distancë shkaku i profesionit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...