11 Shkurt 2017 - 23:40
Thuhet kështu sepse jo një herë dhe jo në masë të vogël, një numër i madh i dramave të Shakespeareit në vete ngërthen elemente, të cilat e dobësojnë, e neutralizojnë dhe e kontestojnë përshtypjen apo bindjen e parë të përkatësisë së njohur tipologjike, të asaj tradicionalisht të njohur dhe të pranuar, shkruan “Koha Ditore”.
Dhe, megjithëse botuesit e botimit të parë të plotë të dramave të Shakespeareit, të asaj që quhet “First Folio” (1623), i klasifikojnë dramat e tij si komedi, histori, dhe tragjedi, prapë, është fare e vështirë për t’iu përmbajtur këtij klasifikimi, i cili, autentik ose jo, mund t’i jetë nënshtruar konvencave, për të mos thënë modës së kohës.
Një nga klasifikimet e tjera që i bëhet veprës dramatike të Shakespeareit është ai që bazohet në ato që quhen “dramat historike ose kronikat historike të kohës” apo “Plays about English Royalty” apo si thonë ndryshe “History Plays”.
Është ai tipi i dramës ku hyjnë Rikardi II dhe III, Henri IV, Pjesa I dhe II, Henry V, Henry VI, pjesa I dhe II, dhe Henry VIII, megjithëse renditja e këtillë nuk është e Shakespeareit, sepse ai nuk i ka shkruar sipas këtij rendi kronologjik.
Tek jemi këtu le të vëmë në dukje se tipi i dramës historike mbulon një periudhë të gjatë kohore, përkatësisht periudhën prej shekullit dymbëdhjetë e deri në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, posaçërisht periudhën e viteve 1399 - 1485 si dhe faktin se titujt e tragjedive të këtij tipi krijohen në bazë të emrave të personaliteteve të monarkëve të periudhës së sipërpërmendur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...