11 Shkurt 2017 - 22:25
E zhvendosur në filmin “Stalker”, kjo figurë mitologjike paraqet fatumin njerëzor. Njeriu gjithmonë është përballë kësaj dikotomie ekzistenciale: së kaluarës dhe së ardhmes, shkruan “Koha Ditore”. Në mënyrë që të mos i përkasë asnjërës krejtësisht, njeriut i duhet ta zgjedhë të tashmen si rrugën e mesme - rrugën e Zonës, ku e kaluara dhe e ardhmja pushojnë se qeni.
Vetë kuptimi i Zonës tek filmi “Stalker”, një hapësirë kjo metafizike ku nuk “sundojnë” ligjet e natyrës, është mishërimi i së tashmes.
Tre protagonistët e filmit - Stalker (përcjellësi), një shkrimtar dhe një shkencëtar - ndërmarrin një udhëtim drejt Zonës. Ngjarja zhvillohet në një fshat në Evropën Lindore, për të cilin thuhet se vite më parë ka rënë një meteor.
Që nga ajo kohë kushdo që ka hyrë në këtë zonë është zhdukur. Jehona që merr kjo ngjarje shkon deri atje sa kalon edhe në besëtytni; ka prej atyre që besojnë se atij që hyn në Zonë do t’i përmbushen të gjitha dëshirat. Edhe ato me të pavetëdijshmet. Krejt kjo bën që të krijohet një profesion i ri: “Stalker” (përcjellësi) apo ai që do t’i shoqërojë kureshtarët deri në hapësirën brenda Zonës. Hyrja në Zonë është me rrezik dhe është i domosdoshëm një “përcjellës” që ka njohuri për këtë hapësirë misterioze.
Zona e të vuajturve
Realiteti, siç e paraqet Tarkovsky në film, është i ndarë në dysh: ai i Qytetit dhe ai i Zonës. Përbrenda Zonës nuk sundojnë ligjet e natyrës; është fjala për një hapësirë metafizike ku realiteti është fluid dhe i ndryshueshëm varësisht prej subjektit që hyn në të. Në Zonë nuk ka rregulla, norma, sikurse në jetën e Qytetit.
Natyrisht e gjithë rrjedha e ngjarjes e ekranizuar nga Tarkovsky është alegori. Për ta kuptuar më mirë filmin “Stalker” duhet t’i kthehemi filozofisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...