11 Shkurt 2017 - 20:33
Autoportretet e Berishës që është student i nivelit master në Fakultetin e Arteve, nuk zbërthejnë vetëm një pjesë të jetës së tij, shkruan “Koha Ditore”. Ngjyrat e ndezura paraqesin edhe gjendjen e figurave. Pozicionet e ndryshme, parehatinë në ambientin që ndodhen.
Koncepti i Berishës nis nga paraqitja e vetvetes, por aty secili mund ta gjejë vetëreflektimin. Kësisoj Berisha duke nisur vetja, jep mesazhe edhe për të rinjtë në përgjithësi.
Derisa ka folur për pikturat e ciklit debutues, Berisha ka thënë se ato janë punuar në katër vitet e fundit. “Ciklin e quaj ‘I ikuri’, sepse kam dashur ta trajtoj një fazë të hershme të rinisë sime në Kosovën e pasluftës. Autoportreti është i rrethuar me ngjyrë të zezë që është një lloj barriere.
Titulli e tregon të tashmen”, ka thënë ai. Përmend se amerikanët përdorin thënien “Think outside the box” (Mendo jashtë kutisë). E sipas Berishës edhe pikturat e tij kanë lidhje me këtë.
“Është njëfarë rrugëtimi drejt kuptimit të esencës. Kam dashur të sjell më shumë punime, por hapësira është e vogël dhe unë punoj në formate të mëdha. Jam munduar ta bëj një përmbledhje dhe kam dashur të shoh se çfarë kam punuar në këto katër vite”, ka thënë Berisha. Figurat e tij në forma të ndryshme duken sikur janë thelluar në mendime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...