11 Shkurt 2017 - 18:25
Së fundmi zbulimi i disa fotografive parapërgatitore që mjeshtri Idromeno i kishte realizuar në studion e tij, ishin shkaku kryesor i realizimit të ekspozitës, “Dy rrugët e Idromenos”, e hapur në Shkodër, më 26 janar të këtij viti, e kuruar nga artisti konceptualist Adrian Paci, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në qendër të vëmendjes ishin dy pikturat “Betimi i rremë” dhe “Dy rrugët”. Tabloja “Betimi i rremë” identifikohet me fotografinë me titull identik, të cilën Idromeno e kishte inskenuar në studion e tij. Edhe fotografitë e tjera me motive të ngjashme pa dyshim se janë përdorur si modele për detaje apo tablo të reja, pasi që asnjëra nuk ka ngjashmëri me detajet e pikturës “Dy rrugët”.
Sipas udhëheqësve të arkivit “Marubi” në Shkodër, fotografitë apo më mirë të themi grupi i fotografive të realizuara, mund t’i kenë takuar periudhës kohore 1892-1894, periudhë kjo që përkon me datën e realizimit të pikturës “Dy rrugët”, por, siç thotë artisti Paci, asnjëra nga këto nuk ishin përdorur për pikturën në fjalë.
Se inskenimi i fotografive në studio nuk ishte i rastësishëm dhe pa koncept, e nënvizon muratori, duke dëshmuar që pozitat e trupit ishin në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Pozitat e gjymtyrëve krijonin baraspeshën dhe harmoninë konceptuale në fotografi. Se këto fotografi ishin përdorur për piktura të mëtejme tregonin edhe vijëzimet të cilat shiheshin qartas në ndarjen simetrike të negativëve.
Këto fotografi, çuditërisht, apo për nga intuita artistike, i përafrohen skenat e përdorura nga regjisori i famshëm italian Pazolini (Pier Paolo Pasolini 1922-1975) në filmat “Dekameroni” (1971) dhe “Salo” (1975). Edhe pse të dy autorët, (Idromeno dhe Pazolini) jetuan në periudha të ndryshme kohore, po të analizohet puna e Pazolinit gjatë xhirimeve filmike, shumë skena janë të bazuara në piktura çka na shtyn të mendojmë se Pazolini do të ketë njohur edhe disa nga punët e Idromenos... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...