11 Shkurt 2017 - 15:34
Po kështu, grevat e minatorëve të Kosovës, të cilët në shkurt të 1989-s u ngujuan për dhjetë ditë në zgafelle me kërkesën kryesore kundër rrënimit të autonomisë së Kosovës, prezantohen në këto tekste pa kërkesat për “vëllazërim-bashkim dhe rrugën e drejtë të Titos”, shkruan sot Shkëlzen Gashi në pjesën e nëntë të serisë “Tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë” të botuar në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Këto protesta e greva nuk prezantohen fare në tekstet e Serbisë e të Malit të Zi, kurse në ato të Shqipërisë paraqiten shkurtimisht si grevë për rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve. Pas këtyre grevave dhe protestave, në Kosovë vihet gjendja e jashtëzakonshme dhe arrestohen qindra intelektualë, profesorë e udhëheqës ndërmarrjesh shoqërore.
Këto arrestime përmenden vetëm në tekstet e Kosovës, të cilat nuk e japin askund arrestimin dhe gjykimin edhe të ish-udhëheqësit politik të shqiptarëve të Kosovës, Azem Vllasi, që lirohet nga burgu pas afro një viti. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...