11 Shkurt 2017 - 13:37
Më 27 maj 1910, treni do ta linte atë në stacionin hekurudhor në Ferizaj, për ta filluar kështu raportimin e tij të përditshëm disamujor në një kënd të gazetës, që redaksia e kishte titulluar “Arnavutluk’ta Tanin” (Tanini në Shqipëri). Në mesin e shumë qendrave të vilajetit, ai do ta vizitonte edhe Mitrovicën, shkruan Shasivar Kabashi në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Urën e Ibrit që sot ndan shqiptarët dhe serbët në vija etnike, ne do ta kalojmë me karrocën që shoqëronte gazetarin nga kryeqyteti i dikurshëm. Do të futemi thellë nëpër sokakët e mëhallët e serbëve e shqiptarëve për të gjurmuar raportet e tyre; do të shëtisim qendrën e qytetit e do t’i përshkojmë lumenjtë e tij.
Do të futemi nëpër shkolla e institucione, e deri tek zyrat e kajmekamit... Do të flasim për natyrën, arkitekturën, doket e zakonet e këtij qyteti, në syrin e gazetarit stambollas... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...