Një letër nga burgu presidentit të Francës

11 Shkurt 2017 - 10:26      

Dy vëllime me poezi i ka thurur prapa grilave, Besim Zymberi, ish-i burgosur politik. “Në prehrin e Orëve të Bardha” përfshin krijime poetike nga burgu. “Kam edhe një vëllim tjetër poetik me poezi nga burgu, por të pabotuar ende, si dhe shkrime të ndryshme, që do të botohen si publicistikë me kujtime të burgut”, tregon Zymberi.

Por është një letër e tij nga burgu që mori dhenë dhe mbërriti në adresë të Pallatit presidencial të Francës. Me detyrën e “postierit” e kishte ngarkuar publikisht shkrimtarin Ismail Kadare, shkruan sot Koha Ditore.

Fundi i letrës i kishte lënë përshtypje shkrimtarit shqiptar me vendbanim në Paris. Dërguesi ishte koleg shkrimtar. Asnjëherë nuk e kishte takuar. Po mbahej prapa grilave në burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi. Mezi ia kishte dalë ta nxirrte jashtë letrën dorëshkrim.

“Unë, një i burgosur shqiptar në një kamp përqendrimi serb, ju kërkoj të hidhni dritë mbi një vuajtje për të cilën institucionet ndërkombëtare nuk kanë dijeni”, i shkruante poeti Zymberi “të dashurit shkrimtar” në vjeshtën e vonshme të vitit 2001. Ai dhe qindra shqiptarë ende po vuanin nëpër burgjet serbe për shkak të veprimtarisë së tyre politike.

Këtë fjali do t’i integronte Kadareja në letrën që do t’ia dërgonte më 12 dhjetor 2001 presidentit të atëhershëm francez, Jacques Chirac për rritjen e presionit ndaj autoriteteve serbe për lirimin e të burgosurve politikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore). Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...